E tradhëtoi gruan me shoqen e ngushtë të saj, ish e dashura...

E tradhëtoi gruan me shoqen e ngushtë të saj, ish e dashura fut në burg 45 vjeçarin nga Vora

121
0
Shares

Ka përfunduar në burg, pas lidhjes jashtë martesore me shoqen e ngushtë të gruas së tij. Një  45 vjeçar nga Vora doli i humbur teksa u përpoq të mbante dy lidhje në të njëjtën kohë.

Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg” pasi e dashura, e cila kishte vendosur ti jepte fund lidhjes, bëri për të kallzimin në polici ku e akuzonte për përndjekje.

Sipas Ora News, i arrestuari kishte pretenduar të kundërtën në gjykatë ku u shpreh se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte ushtruar dhunë. Gjithashtu u shpreh se me të familja e tij kishte hyrje- dalje.

 “Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në polici.”

Të njejtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës që ka kërkuar masë më të bute sigurie

“Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes kanë dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza”. 

Por asnjë nga këto deklarata, nuk e ka ndihmuar 45 vjeçarin ti shpëtojë burgut dhe vendimit të gjyqtarit Artan Gjermeni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY