Zbulohet kompania që importoi 27 ton mish në Shqipëri, e përfshirë në...

Zbulohet kompania që importoi 27 ton mish në Shqipëri, e përfshirë në skandale

202
0
Shares

Dje AKU njoftoi bllokimin dhe kthimin prapsht në vendin e origjinës të 27 ton mish (fileto pule) e cila rezultoi me përmbajtje salmonele.

Mishi kishte ardhur nga Brazili.  AlertNews.al ka mundur të mesojë kompaninë importuese, sasinë e vërtetë dhe c’është me e keqja, kompaninë ku është blerë në Brazil, nga e cila Bashkimi Evropian ka ndaluar importet.

Sipas burimit, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 54 tonësh, pra dy kontenierë, njëri me fileto pule dhe tjetri me pula të plota.

Të dy kontenieret kanë rezultuar me ngarkesë të lartë salmonele dhe janë kthyer mbrapsh, për në vendin e origjinës.

Kompania importuese është AMG Food dhe dërguesi i mallit është kompania BRF Brasil, ndërsa produkti fileto dhe pula, është branduar me emrin “Sadia”.

Ky eksportues brazilian është bllokuar para 2-3 muajsh nga strukturat zyrtare të BE-së për të mos eksportuar në Evropë, si pjesë e skandalit me mishin në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, për kompaninë importuese AMG, vetëm brenda vitit 2018, është rasti i 5 apo 6 që ngarkesat i rezultojnë me ngarkesë salmonele.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY