DETAJE/Shpërthimi në makinën e 38 vjeçarit Ervin Memo nga Fieri, aktivizimi...

DETAJE/Shpërthimi në makinën e 38 vjeçarit Ervin Memo nga Fieri, aktivizimi i tritolit u bë me celular

121
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e 21 prillit ku në makinën e Ervin Memo u vendos eksploziv.

Të dhëna nga dosja hetimore, tregojnë se sasia e lëndës eksplozive, dyshohet se ka qenë e vendosur në kroskotin e makinës, në anën e djathtë të tij. Çka e çon policinë të hetojë në pista të tjera, pasi personi që ka vendosur eksplozivin kishte akses në automjetin e Memos.

Pas ekspertimit neqj automjetit tip Benz me targa AA 270 IV është konkluduar se lënda plasëse gjendej në kroskot, nga ana e pasagjerit dhe se është aktivizuar me anë të celularit.

Sipas “Fax News”,  po punohet për verifikimin e numrit celular prej nga është kryer thirrja që ka aktivizuar eksplozivin.

Ngjarja e 21 prillit të këtij viti dhe dyshimet e policisë

Mbrëmjen e 21 prillit, rreth ores 22:45, ndodhi një shpërthim i fortë i ndodhur në lajen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit, pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Grecallisë.

 38 vjeçari Ervin Memo ndodhej në makinën e tij tip Benz me targa AA 270 IV, kur ndodhi  shpërthim i fortë.

38-vjeçari Evrin Memo gjendej në ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Me ndihmën e policisë, zjarrëfikëseve dhe autoambulancës  u bë i mundur shpëtimi  i Memos.

Pavarësisht se hetuesit sekuestruan pamjet filmike të kamerave të sigurisë që gjendeshin në objektet pranë vendit të ngjarjes, ka qenë e pamundur të identifikohet ndonjë person i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në makinën e 38-vjeçarit Memo.

 Edhe pse po hetohet ne disa pista, ende nuk eshte konkluduar se si eshte arritur te vendoset lenda plasese brenda makines dhe nga kush.

Vetë 38 vjeçari Ervin Memo ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj konflikti tjeter veç konflikteve për pronat. 

Familja e 38-vjecarit ka trashëguar troje në qytetin e Fierit, pranë unazës së re, ku është ndërtuar edhe një pallat që eshtë në proces legalizimi. Ndërkohë, mësohet se familja Memo pretendonte pronësinë e disa siperfaqeve toke dhe për këtë gjë ka qenë palë në procese gjyëësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY