Zgjedhjet vendore vetëm një vit larg, Veliaj mendon për listat: Fton qytetarët...

Zgjedhjet vendore vetëm një vit larg, Veliaj mendon për listat: Fton qytetarët të regjistrohen si banorë të Tiranës

51
0
Shares

Veliaj ka inspektuar nga afër punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në zonën e Selitës teksa nuk ka harruar të bëjë deklaratën lidhur me regjistrimin e popullsisë në atë zonë.

Zgjedhjet vendore janë një vit larg tashmë, dhe me afrimin e zgjedhjeve vendore në qershor të 2019-s, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka filluar të mendojë për votat dhe përgatitjen e listave që tani. Ai ka deklaruar se do t’i propozojë qeverisë ndryshimin në ligjin për rezidencën e banorëve në kryeqytet, me qëllim përgatitjen e saktë të listave zgjedhore.

Veliaj është shprehur se nëse arrihet ky propozim, do të krijohet mundësia edhe për një amnisti deri më 31 dhjetor për gjobat e atyre që nuk janë regjistruar sipas ligjit.

Deklarata e Veliajt

“I ftoj banorët të vijojnë me regjistrimin në zonë. Sot janë të gjithë qytetarë të Tiranës dhe duhet të regjistrohen këtu. Fakti që marrim taksa nga pjesa e vjetër e Njësisë 5 për t’i sjellë në zona ku vetëm së fundi, pas legalizimit, ka filluar të paguhet pak taksë prone, do të thotë se automatikisht Bashkia e Tiranës i ka privilegjuar. Tani ka ardhur koha që edhe ata të sillen si qytetarë të Tiranës dhe të bëhen pjesë e kësaj bashkësie që paguan diçka modeste, por në fund fare kontribuon në të mirën e përbashkët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY