Treni përplasi makinën me targa angleze në Kavajë, policia jep detajet për...

Treni përplasi makinën me targa angleze në Kavajë, policia jep detajet për familjarët e lënduar

220
0
Shares

Pas informacioneve të para lidhur me ngjarjen në Kavajë, të përplasjes së trenit me makinën, policia konfirmon zyrtarisht ngjarjen dhe të lënduarit.

Familja po udhëtonte në makinën tip Volvo dhe kishte targa angleze ku shoferi ishte një 40 vjeçar i cili banonte në Durrës.

E gjithë familja është dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm, pasi mësohet se kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Treni i ka dhënë sinjalin makinës, pasi makina po tentonte të kalonte në rrugën kryesore. Përplasja ka qënë fatale duke e tërhequr makinën zvarrë deri në 200 m.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin  B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY