Nuk lejoi që nëna t’i mbyste vajzat në lumin Seman, Bashkia e...

Nuk lejoi që nëna t’i mbyste vajzat në lumin Seman, Bashkia e Fierit jep çertifikatë mirënjohje për të riun hero

112
0
Shares

Ardimir Murataj ishte i riu hero, i cili i shpëtoi dy vajzat binjake nga tentativa e nënës së tyre(Rudina Kishta)  për ti mbytur në lumin Seman.

Për veprën fisnike të tij, Bashkia e Fierit ka vendosur ti japë çertifikatë mirënjohje. Ky vlerësim vjen menjëherë pas daljes së tij publike në media ku dhe sqaroi gjithë momentin.

Gjithashtu mësohet se i riu mund të nisë punë shumë shpejt si elektriçist pranë Bashkisë, pasi i riu ishte papunë dhe kishte kërkuar prej disa vitesh të fillonte punë aty.

Pjesë nga fjala e tij para medias teksa tregonte si i shpëtoi dy vajzat. 

Fjala e plotë e Ardimirit 

‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.

Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.

Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.

Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY