U kap me 19 pistoleta në Muriqan, gjykata jep vendimin për 21...

U kap me 19 pistoleta në Muriqan, gjykata jep vendimin për 21 vjeçarin suedez

86
0
Shares

Gykata ka dhënë vendimin për shtetasin suedez i cili u kap me 19 mini-pistoleta në Shqipëri. Është vendosur masa e dënimit ‘arrest me burg’ për shtetasin Sebastian Vali.

Prokuroria kërkoi arrest me burg dhe gjykata e pranoi këtë vendim. Në gjykatë, suedezi është mësuar të shprehet se e ka bërë të gjithë këtë për para, por nuk e dinte kujt po ia transportonte armët gjithashtu as emrin e atij që ia dorëzoi.

21 vjeçari është shprehur se vetëm do të bënte transportimin e armëve në këmbim të parave.

Kujtojmë se shtetasi Sebastian Vali ishte duke shkuar për në Gjermani. Policia e arrestoi atë teksa po i bënte kontrollin në pikën doganore të Muriqanit ku dhe i ka gjetur 19 mini-pistoleta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY