Shpërthimi në çerdhen në Tiranë, deputetja: Veliaj po fsheh gjurmët e krimit,...

Shpërthimi në çerdhen në Tiranë, deputetja: Veliaj po fsheh gjurmët e krimit, prokuroria të hetojë

65
0
Shares

Pas lajmit për zjarrin e rënë në çerdhen numër 14 në Tiranë, ka reaguar dhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi. Ajo shkruan se Veliaj tenton të fshehë gjurmët e krimit, pasi raste të tilla kanë ndodhur dhe më parë.

Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkakton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median” shkruan ajo në rrjetin e saj social facebook.

Vokshi kujton dhe rastin e ndodhur disa muaj më parë në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, ku tavani u shkëput duke lënduar edhe mësuesen, teksa po shpjegonte mësimin.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

SHPËRTHIMI NË KOPSHTIN Nr. 14 NË TIRANË, VELIAJ TENTON TË FSHEHË GJURMËR E KRIMIT!!

Një ngjarje shumë e rëndë, një shpërthim prej rrejdhjes së gazit, ka ndodhur sot në kopshtin nr. 14 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Shpërthimi mund të kishte pasur pasoja fatale, nëse do të kishte ndodhur, vetëm pak orë me vonë, në kohën kur prindërit sjellin fëmijët në kopësht.

Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit.

Vetëm pak muaj më parë, në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mesuesen Elbarina Toshkallari, teksa po shpjegonte mësimin.

Nëse nuk reagohet sa më parë nga; Prokuroria, e cila duhet të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, nëse institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë inspektimet e duhura, herën tjetër pasojat mund të jenë katastrofike.

Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkajton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY