Shiu vë në dyshim plazhin, temperaturat nesër dhe pasnesër

Shiu vë në dyshim plazhin, temperaturat nesër dhe pasnesër

80
0
Shares

Shiu do të jetë prezent në vend dy ditët në vazhdim duke përfshirë edhe pasditen e sotme. Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.

INFORMACIONI I IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier dhe Berat. Në qarqet e tjera te vendit pritet nivel “I ULËT” rreziku, përjashtuar qarkun Korçë ku “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku do tё jetë i pranishëm kryesisht gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO

39441448_1146328922187619_8755385485385269248_n

RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

39294427_1146328965520948_7673097080193155072_n

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 13 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY