Nuk deklarojnë të plota pagat e punëdhënësve, paralajmërimi i fortë nga tatimet

Nuk deklarojnë të plota pagat e punëdhënësve, paralajmërimi i fortë nga tatimet

103
0
Shares

Nga shkeljet e fundit që  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar, vjen thirrja për të deklaruar pagat nga punëdhënësit.

Tatimet bëjnë thirrje që tatimpaguesit të deklarojnë të plota pagat ose ndryshe do të ndëshkohen.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

 Drejtoria e Riskut, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka filluar të marrë në analizë nivelin e deklarimit të pagave të punonjësve për profesione të ndryshme, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës.

Nga këto analiza, është konstatuar se disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Për këtë arsye, DPT, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si dhe të reflektojnë në deklarimin real të pagave të punonjësve të tyre.

Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë këtë fenomen dhe për çdo parregullsi apo mosveprim korrigjues, do të vijojë me marrjen e masave që parashikon legjislacioni në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY