Ndeshja e parë pa Ronaldon, Real përballë kundërshtarit të fortë në Superkupën e Europës

Ndaje

Ndeshja e parë pa Kristiano Ronaldon. Skuadra e Real Madrid përballet sot me Atletico Madrid.

Ndeshja luhet sot në orën 21:00 direkt nga kryeqyteti i Estonisë, Talin, e cila shënon në fakt finalen e Superkupës së Europës, mes Real Madrid, fituesi i Champions League dhe Atletico Madrid, fituesi i Europa League.

Edhe pse pa Ronaldon, kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e vërtetë sidomos  për Julen Lopeteguin trajnerin e ri të Realit, ku dhe do të shfaqet portieri i ri i transferuar së fundmi nga Chelsea, Thibault Courtois.

Diego Simeone nga ana tjetër vjen me disa nga yjet e ekipit si Griezmann, Godin, sikurse nuk kanë munguar as transferimet e reja si Lemar nga Monaco.

Real Madridi nuk ka  humbur asnjë finale ndërkombëtare që nga viti 2000 dhe nëse e fiton këtë ndeshje, Real Madridi bëhet kështu sërish kampion i Superkupës së Evropës por për të katërtën herë brenda pesë viteve./K.Balliu

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje