Ndërtesat në Shqipëri si ura e Italisë, zv.ministri i Ramës bën thirrje:...

Ndërtesat në Shqipëri si ura e Italisë, zv.ministri i Ramës bën thirrje: Betoni nuk është i përjetshëm

140
0
Shares

Pas rrëzimit të urës në Itali Artan Shkreli ka komentuar në facebook rreth kësaj ngjarje, por duke u ndaluar tek arsyet teknike dhe duke e paralelizuar me Shqipërinë.

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës në profesion arktitekt, shkruan se konstruksionet e beton-arme nuk janë të imunizuara dhe mund të preket nga të papritura.

Ai tregon se nga eksperiencat e tij në Shqipëri sidomos me ato objekte të ndërtuara në vitet 80-90, ato po shkojnë drejt degradimit.

Postimi i plotë

U R A . M O R A N D I

…Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit. Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY