FOTO/Për pak sa nuk u kthye në tragjedi, bie skela në mes...

FOTO/Për pak sa nuk u kthye në tragjedi, bie skela në mes të rrugës në Tiranë nga moti i keq

113
0
Shares

Reshjet e shiut kanë pushtuar kryeqytetin në orët e mesditës. Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe reshjet e shiut janë shoqëruar dhe me erë të fortë.

Pikërisht për shkak të një stuhie përpara se të binin reshjet e shiut, ka rënë një skelë e cila për pak sa nuk ka dëmtuar makinat dhe lënduar këmbësorët.

Siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA, tek galeria FAB, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke u shtrirë në mes të rrugës.

 

 

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, por u rrezikuan disa makina të parkuara buzë rrugës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY