Dëshmia e 42 vjeçares që i vuri zjarrin banesës së burrit, tregon...

Dëshmia e 42 vjeçares që i vuri zjarrin banesës së burrit, tregon pse do mbyste vajzat në lum

82
0
Shares

Rudina Kizha, 42 vjeçarja nga Fieri, pasi një natë më parë i vuri flakën banesës, dje u raportua se tentoi të mbyste dhe dy vajzat e saj binjake në lumin Seman. Është mësuar se çifti kishte konflikte të vazhdueshme për shkak se Ardiani, bashkëshorti, konsumonte alkool vazhdimisht.

42 vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj para policisë menjëherë sapo është arrestuar.  Sipas Panoramës, në dëshminë e saj, dhe pse ishte e ngarkuar psikologjisht, ajo ka thënë se vajzat kërkonte t’i vriste që të mos vuanin.

“Doja ti jepja fund vuajtjeve kur mora vesh qe policia po më kërkonte. Isha e traumatizuar”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, Ardian, para mediave tha se gruaja e tij mund ta kishte bërë këtë tentativë, për shkak se vuan nga depresioni dhe ka probleme psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY