Berisha: Shkolla e Magjistraturës, skema më korruptive në Evropë

Berisha: Shkolla e Magjistraturës, skema më korruptive në Evropë

95
0
Shares

Ish kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Postimi i Berishës:

Në këtë takim unë i njoha bashkëbiseduesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit orëollian të George Soros, degë të ekzekutivit të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eleminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuara i ka sot Edi Rama i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria.

Ata të cilët bënë të mundur këtë falimentim total të drejtësisë nëpërmjet vetingut, fajësojnë për këtë korrupsionin e gjyqtarëve. Me këto akuza vetëm sa lajnë duart për veprën e tyre të pashembulltë, sepse vetingu mund të bëhej në disa mënyra, pa asgjësuar gjykatat më kryesore të vendit dhe, së bashku me to, edhe rendin kushtetues të Shqipërisë.

Edi Rama ka shndërruar sot vetingun në një mjet korruptiv të gjahut të shtrigave. Atë e kalojnë të gjithë ata që kanë zbatuar dhe zbatojnë urdhërat e Ramës, përfshi gjykatës që nuk justifikojnë edhe një 100 milion lekë, apo që prej tre vitesh dhunojnë vendimin konkret të Gjykatës Kushtetuese si Dvorani, apo të tjerë që kanë liruar në sallën e gjyqit, me urdhër të Ramës, ekzekutorin e komisarit të policisë që, më vonë, me të njëjtën dosje, është dënuar në Apel me burgim përjetë, për krimin e shëmtuar.

Në ekspozenë time theksova se, jo vetëm vetingu po bën gjahun e shtrigave por edhe Shkolla e Magjistraturës, e shndërruar plotësisht në shkollë partie, po përgatit drejtësinë partiake. Drejtues të kësaj shkolle, u japin leksione në sallat e gjykatave të rinjve ekstremistë të majtë, anëtar të fondacionit të PS “Qemal Stafa” dhe, ata, përbëjnë listën e atyre që do rekrutohen për të vazhduar Shkollën e Magjistraturës .

Po kështu, sipas ligjit të kësaj Shkolle, pedagogët e brendeshëm të saj janë me statusin e gjykatësit të Apelit, por asnjë prej tyre nuk i nënshtrohet vetingut. Kjo, sepse drejtori i saj, një nga më kryesorët e ligjeve të reformës, përjashtonte me ligj vehten nga vetingu. Përveç kësaj, kjo shkollë është një nga vatrat më korruptive në llojin e vet në Europë.

Kjo sepse, pedagogët e brendshëm të saj të gjithë kanë studio ligjore dhe, gjithnjë me sukses të plotë por në konflikt të plotë interesi, mbrojnë interesat e klientëve të tyre tek nxënësit dhe ish nxënësit e tyre, gjykatës dhe prokurorë, duke siguruar kështu shuma përrallore nga biznesi me nxënësit e tyre.
Biseda ishte e hapur.sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY