A eshte Genova fundi i koncesioneve per veprat publike?

A eshte Genova fundi i koncesioneve per veprat publike?

96
0
Shares

Nga Klodian Tomorri

Me pak se 24 ore nga tragjedia qe shkaktoi shembja e ures Morandi ne Genova, qeveria italiane paralajmeroi dy masa te forta mbi koncesionarin privat qe ka mirembajtjen e ures. Se pari vendosjen e nje gjobe te jashtezakonshme 150 milione euro dhe se dyti shtetezimin e te gjitha koncesioneve ne infrastrukturen rrugore.

Koncesionari privat qe ka mirembajtjen e ures Morandi eshte “Autostrade per l’Italia”, nje nga shoqerite me te medha ne Europe per kete sektor. Ajo zoterohet nga grupi Atlantia, e cila nga ana e saj kontrollohet nga familja e njohur Benetton.

Aktualisht Autostrade per l’Italia ka koncesionin e mirembajtjes per mbi 5 mije kilometra autostrada ne Itali mes te cilave, Milano-Napoli, Milano-Brescia, Bologna-Padova, Citavechia-Roma dhe shume e shume nyje te tjera kyc ne rrjetin rrugor italian.

A eshte tragjedia e Genoves fundi i eres se koncesioneve private ne mirembatjen e veprave publike? Kjo ndoshta eshte ende heret te thuhet.

Por paralajmerimi i qeverise italiane per shtetezimin e mirembajtjes se autostradave perben nje pike te forte kthese ne politiken e nje prej vendeve qe e ka perdorur me shume insteumentin e delegimit te mirembatjes se rrugeve tek privati. Dhe gjasat jane qe impakti i rastit Genova te mos kufizohet vetem ne Itali.

Kjo mund te shtyje edhe qeverite e vendeve te tjera ne Europen Perendimore te rishohin politiken e mirembajtjes se veprave publike te infrastruktures.

Arsyeja kryesore se pse qeverite neper bote filluan te delegonin mirembatjen e veprave publike tek privatet, pervec kufizimeve buxhetore ka qene pikerisht eficenca. Ne ekonomi eshte gjeresisht e pranuar se privatet jane shume me eficente se administrata publike ne terma te kostos dhe ofrimit te sherbimeve per qytetaret?

Por ashtu sic tregoi rasti Genova, ndoshta ekonomistet kane neglizhuar nje faktor edhe me te rendesishem se eficenca, qe eshte siguria e qytetareve.

Ne teorine ekonomike ka nje konflikt shekullor mes eficences dhe barazise. Pergjithesisht te dyja keto kundershtojne njera tjetren. Per te patur me shume nga e para duhet te heqesh dore nga e dyta ose anasjelltas. Ne rastin e mirembajtjes se veprave publike, qe lidhen me sigurine e qytetareve konflikti merr trajten eficence vs siguri?

Pyetja thelbesore ne kete rast eshte: A mundet maksimizimi i fitimit, si objektivi kryesor i nje shoqerie private, te shkoje bashke me sigurine publike? Apo ashtu si eficenca me barazine edhe ne kete rast kemi trade off?(marre nga faqja e autorit ne Facebook)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY