Vëllai ther me thikë vëllain në Tiranë

Vëllai ther me thikë vëllain në Tiranë

194
0
Shares

Dy vëllezër u qëlluan sot me thikë me njëri tjetrin pas një sherri mes tyre në Tiranë. Ngjarja ndodhi sot rreth mesditës prane ish restorant Durresit në mjediset e një lokali.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY