Rama nuk frymëzon me foton e avionit të linjës ajrore shqiptare

Rama nuk frymëzon me foton e avionit të linjës ajrore shqiptare

82
0
Shares

Kryeministri Rama ka publikuar një foto ku duket një avion në garazh me logon e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”.

Rama kishte premtuar më herët për ngritjen el injës ajrore kombëtare me ndihmën e kompanisë ajrore turke “Turkish Airline”.

Në foto duket një avion me rreth 80 vende, i cili është edhe një nga avionet flotës që pritet të ngrihet për këtë kompani.

Pavarësisht se Rama është shumë krenar për kompaninë duket se nuk ka frymëzuar dot ndjekësit e tij me foton e avionit.

Ata ia kanë kujtuar Kryeministrit cmimet e kripura të biletave me udhëtimet ajrore nga Shqipëria apo drejt Shqipërisë. “Mos bo rreklam avionave, se ka sa t’dush. Shif si me ja bó, e me i ul ato çmime se u ropëm tu pagujt bileta. Bap me aviona, bap me trageta.. me shku e me ardh, gati 1 rrogë e gjys”, shkruan nje komentues.

Ndërkohë që një komentues tjetër thotë se Albanian Airline e cila shpalli falimentin në Shqipëri vijon të kryejë fluturime në vende të tjera kryesisht të lindjes. Zoti Kryeminister, po si shpjegohet fakti qe Albanian Airlines vazhdon fluturimet, vecse jo nga Shqiperia (prej shume vitesh se shpalli edhe faliment), por fluturon nga Arabia Saudite (Jeddah) per shembull ne drejtim te Male (Maldives), shkruan komentuesi me inicialet a.p.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY