DETAJE/Përplasi për vdekje 55 vjeçarin dhe u arratis, vetëdorëzohet në polici i...

DETAJE/Përplasi për vdekje 55 vjeçarin dhe u arratis, vetëdorëzohet në polici i riu nga Fieri

77
0
Shares

Në orët e mesnatës së djeshme, një 20 vjeçari përplasi për vdekje 50 vjeçarin Y.A. Dhe sapo e përplasi, ai u arratis nga vendi i ngjarjes duke e braktisur automjetin.

Vetëm disa orë pas një aksidenti me pasojë vdekjen në qytetin e Fierit, policia ka mundur të arrestojë të riun.

Në informacionin paraprak të policisë, thuhej se ngjarja ekzaktësisht ndodhi në fshatin Portëz, ku një automjet tip “Operl” ka aksidentuar për vdekje shtetasin Y.A. 55 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Fierit.

20-vjeçari, Gelsion Pajo, banues në Patos, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm në polici.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY