Ankimohet vendimi i KPK-së dhe për gjyqtaren e Tiranës, ja arsyet sipas...

Ankimohet vendimi i KPK-së dhe për gjyqtaren e Tiranës, ja arsyet sipas komisionerit publik

85
0
Shares

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e  datës 5 korrik të KPk-së, për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e gjyqtares.

 

Komisionerët Publikë kanë ushtruar ankim për gjashtë (6) vendime të KPK-së. Pesë (5) prej tyre ex officio dhe për një ankim, në rastin e subjektit të rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, Komisionerët Publikë kanë pasur edhe rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

SUBJEKTET PËR TË CILËT ONM KA REKOMANDUAR ANKIMIMIN E VENDIMIT TË KPK

Janë pesë subjekte për të cilët ONM ka rekomanduar ankimim të vendimit pasi janë konfirmuar në detyrë por vetëm për një prej tyre KPK ka zbardhur vendimin.
Bashkim Dedja, gjyqtar
Xhezair Zaganjori, gjyqtar,
Gentjan Medja, gjyqtar,
Gentian Osmani, prokuror
Artur Malaj, gjyqtar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY