Një grup sirianësh ia mësyn Korcës, njëri përfundon në spital

Një grup sirianësh ia mësyn Korcës, njëri përfundon në spital

69
0
Shares

23 emigrantë të jashtëligjshëm u ndaluan ditën e sotme në zonën e Devollit. Emigrantët, shumica e të cilëve sirianë, janë ndaluar gjatë mëngjesit nga policia kufitare.

Njëri prej tyre ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga efektivët e policisë kufitare në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuante nga diabeti dhe ka pësuar krizë diabetike për shkak të lodhjes.

Pas trajtimit gjendja e tij është stabilizuar, konfirmojnë bluzat e bardha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY