Masakra e Vlorës/ Deputeti i PD: Shqiptarët duhet të rikthejnë besimin në...

Masakra e Vlorës/ Deputeti i PD: Shqiptarët duhet të rikthejnë besimin në Zot

157
0
Shares

Pas masakrës së një dite më parë në Vlorë, ku mbetën të vrarë 8 persona, ka reaguar edhe deputeti demokrat Agron Shehaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj duke ju shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave për këtë humbje të madhe, ka shkruar se ka ardhur koha që shoqëria shqiptarë të rikthejë besimin në zot dhe në moral.

POSTIMI I AGRON SHEHAJ:

Kur lexova lajmin rrëqethës të vrasjes së 8 personave për motive të dobëta më erdhi ndërmend mendim i filozofit gjerman:

“Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?…”

F. Nietzsche.

Po percjell shprehjen e Nietzsche jo sepse ndaj te njejtin mendim, por sepse kjo shprehje shpjegon me se miri dramën e mungeses se besimit dhe te vlerave.

Filozofi i famshëm nuk e ka fjalën që Zoti vdiq “fizikisht”, por nënkupton humbjen e besimit të shoqërisë te zoti dhe te morali i tij. Vakumi i krijuar nga kjo humbje dhe mungesa e një morali të ri, do jetë një tragjedi për shoqërine sipas tij.

Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot dhe “pa moral”.

Të bashkohemi në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar se ajo familje e copëtuar e ndjen dorën e shoqërisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY