‘Isha i pirë dhe nuk mbaj mend çfarë kam bërë’, flet autori...

‘Isha i pirë dhe nuk mbaj mend çfarë kam bërë’, flet autori i masakrës pas arrestimit nga policia

106
0
Shares

“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se cfarë kam bërë” këto kanë qënë fjalët e para të autorit menjëherë sapo ai ka mbërritur në komisariat.

Sipas gazetares Etleva Delia, autori është shprehur se  të gjithë e akuzonin për çdo gjë që ndodhte. Sipas policisë, 24 vjeçari akuzohej nga kushurinjtë për disa pula deti që ishin vjedhur.

Autori i masakrës me 8 viktima, Ridvan Zykaj ndodhet në komisariat, pasi policia në saj të një aksioni gjatë gjithë natës, arriti ta kapë të fshehur në dalje të Selenicës.

Ata kanë arritur ta identifikojnë me dylbi në orët 5:40 të mëngjesit teksa po fshihej në shkurre. 24 vjeçari vrau 8 kushurinjtë e fisit të tij  pasditen e së premtes.

Dëshmitë e para të familjarëve të tij tregojnë si i riu nuk mbahej për person konfliktues, por herë pas herë ishte nevrik. Ai ishte arrestuar dhe kishte vuajtur dënimin me burg për armëmajtje pa lejë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY