SHBA fillon ‘hakmarrjen’ ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat, Erdogan: Ata kanë dollarin,...

SHBA fillon ‘hakmarrjen’ ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat, Erdogan: Ata kanë dollarin, ne Allahun…

148
0
Shares

Ishte vetë presidenti Trump ai që bëri të ditur lajmin se SHBA kishte dyfishuar tarifat mbi produktet turke, në një moment të tillë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara.

Kjo mesa duket ëshët një ‘luftë’ e hapur duke dënuar ekonomikisht Turqinë pas situatave të fundit.  Subket e tarifikimit të dyfishtë janë bërë çeliku dhe alumini turk, dy prej eksporteve kryesore të Turqisë në botë.

Monedha turke lira shënoi një rënie të re rekord kundrejt dollarit amerikan dhe euros një të tretën e vlerës së saj që nga fillimi i vitit.

Por presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë javës,ka reaguar duke folur për ndryshim të situatës dhe përmirësim të saj.

Ne nuk do ta humbasim luftën ekonomike dhe i bëmë thirrje popullatës të blejë lira turke duke shitur ar dhe monedha të huaja”.ka thënë ai.

Madje ka shtuar tensionet më shumë duke u shprehur se “nëse ata kanë dollarë, ne kemi njerëzit tanë, kemi të drejtën tonë dhe Allahun!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY