Parashikimi i motit, e premte me vranësira dhe reshje shiu në disa zona

Ndaje

Dita e premte parashikon ulje të lehtë të temperaturave.

Sipas MeteoAlb, do të ketë vranësira në zonat lindore dhe juglindore të cilat do të jenë të përkohëshme dhe kalimtare. Paraditja ka vijuar e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar vranësira kalimtare në zonat Juglindore gjatë orëve të mesditës.

Kthjellimet dhe disa vranësira kalimtare do të ketë në bregdet dhe zonat e Ultësirës.

Ndërsa përsa i përket temperaturave të ajrit ato do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, ku pritet të ketë rënie të tyre pas vranësirave kalimtare.

Temperatura max:37°C.

Leni një përgjigje