LAJM I FUNDIT/Ekzekutohet me armë 53 vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Ndaje

Është qëlluar me armë zjarri një person mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Fatbardh Lici 53 vjeç është qëlluar sot në lagjen Kiras. Vrasja me armë ka ndodhur  në rrugë tek zona e ish-Poçerisë.

Sipas policisë, është gjetur dhe një mjet i djegur afër zonës, në Dobraç. Mjeti mendohet se është i përfshirë në ngjarje.

Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshimet e para janë për larje hesapesh pasi viktima mësohet se ka qene i përfshire në vrasjen e Astrit Kurmemajt.

Informacion paraprak nga Policia e Shkodrës:

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leni një përgjigje