Iu vidhte shtëpitë banorëve të Maqellarës, arrestohet 24 vjeçari

Ndaje

Ishte i dyshuari kryesor për disa nga vjedhjet më të bujshme në zonën e Bulqizës.

Një 24-vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë.

Viktor Rudi, banues në Shupenzë, së bashku me dy persona të tjerë, shtetasit R.J dhe E.J, të arrestuar me 23 korrik të këtij viti, ishin kthyer në makthin e banorëve të Maqellarës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash.

Disa javë më parë u arrestuan dy bashëpunëtorët e tij. Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” ndaj 24-vjeçarit Rudi, për veprën penale “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.

Leni një përgjigje