Flasin fqinjët e autorit që vrau 8 persona: Ishte nevrik dhe …

Flasin fqinjët e autorit që vrau 8 persona: Ishte nevrik dhe …

310
0
Shares

Teksa e gjithë zona e Selenicës vijon të jetë e ngritur në këmbë për shkak të masakrës në Resulaj të Vlorës ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj i mori jetën 8 personave, fqinjët kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Duke folur News24 , dëshmitarët kanë thënë se 24-vjeçari ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të Ridvan Zykaj.

Mësohet se në mesin e viktimave  nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit.

“Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin.  I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat,” thonë fqinjët për BalkanËeb.

Viktimat janë shtetasit; Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec) , Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).

Autori 24-vjeçar vijon të jetë i arratisur. Në ndjekje të tij janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. /BW.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY