DETAJE/Ekzekutimi me armë në Shkodër, viktima një emër i njohur, i përfshirë...

DETAJE/Ekzekutimi me armë në Shkodër, viktima një emër i njohur, i përfshirë në vrasje të tjera

372
0
Shares

Detaje të tjera mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku Fatbardh Lici u qëllua me armë.

Policia ka hedhur dyshimet e para dhe po zbardh ngjarjen.Me sa duket viktima e atentatit të sotëm në Shkodër nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Viktima është vëllai i këshilltarit bashkiak Shkodër, Mustafa Lici.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë, në një vrasje për gjakmarrje.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar rreth 15 gëzhoja. Ende nuk është kapur autori.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY