Vasili:Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

Vasili:Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

37
0
Shares

NGA PETRIT VASILI:

Pa asnje dyshim momenti,qe po kalon Kosova eshte shume i vecante,pikerisht nga ato momente,qe nuk vijne dy here ne jeten e nje vendi.
Rekomandimi pozitiv per liberalizimin e vizave per Kosoven i 18 korrikut te ketij viti ishte historik dhe jetik per te.

Ky rekomandim eshte konfirmimi i prioritetit madhor dhe te patjetersueshem te Kosoves drejt integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit te gjithshkaje te arritur qe nga shpallja e pavaresise dhe jetesimi i pakos se Ahtisaarit.

Cdo ç’perqendrim nga ky proritet i integrimit europian,cdo debat tjeter i cdo natyre dhe aq me keq ai per shkembim teritoresh, jane praktikisht nje rruge e gabuar,pasi certifikimin e Kosoves ne te gjithe elementet e saj kushtetuese,teritoriale,te kontrollit te kufijve, te funksionimit te shtetit ligjor dhe te respektimit te te lirive dhe drejtave te njeriut tashme e beri Brukseli nepermjet Rekomandimit per liberalizimin e vizave per Shtetin e Kosoves.

Tani Kryefjala e politikes ne Kosove duhet te jete Europa, kryefjala e Kuvendit te Kosoves duhet te jete integrimi europian,kryefjala e qeverise se Kosoves duhet te jete liberalizimi i vizave,kryefjala e cdo qytetari te Kosoves qe ndihet i izoluar eshte levizja e lire.

Kjo kerkon pune te jashtezakonshme dhe perqendrim shume te madh nga te gjithe ne Kosove.

Shqiperia e ka kaluar kete proces i cili ishte i gjate dhe shume i komplikuar,por suksesi ishte unikal dhe historik sepse me ne fund u cliruam nga izolimi.
Kete presin me padurim te gjithe qe te ndodhe ne Kosove,por edhe kete presim edhe ne te gjithe ne Shqiperi.

Cdo devijim nga ky prioritet madhor eshte i demshem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY