Organizata Botërore e Sindromës Down i jep çmimin e vitit deputetit Shehaj

Organizata Botërore e Sindromës Down i jep çmimin e vitit deputetit Shehaj

96
0
Shares

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është vlerësuar nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Down me çmim në ‘Ditën Botërore të Çmimit të Sindromës Down’. Shehaj është një nga personat që ka kontribuar vazhdimisht tek “Down Syndrome Albania”.

Në postimin në faqen zyrtare në Facebook të ‘DSi’ shkruhet:

“Urime Agron Shehajt për çmimin e ‘Down Syndrome International’ në Ditën Botërore të Çmimeve të Sindromës Down’. Agroni është deputet i Parlamentit të Shqipërisë dhe prej kohësh mbështetës i Sindromës Down në Shqipëri.” Kjo është një traditë e cila ndiqet prej vitesh nga ‘DSi’ dhe çmimet jepen në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vullnetarizmin dhe vëmendjen e veçantë që i kushtohet personave me këtë sindromë. Shehaj është një nga politikanët që është shumë i përfshirë në veprimtari të tilla, ku kujtojmë dhe rastin e 6 vajzave jetime, për të cilat ka dhuruar rrogën e tij si deputet për aq kohë sa do të jetë në këtë pozicion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY