Interi në ëndërr, Luka Modric do vetëm ekipin italian

Interi në ëndërr, Luka Modric do vetëm ekipin italian

68
0
Shares

Edhe pse Thibaut Courtois është lojtari më i ri i Madridit, portieri belg nuk është tema e ditës në ambientin “Los Blancos”.

Atje nuk flitet për gjë tjetër veçse Luka Modric dhe dëshirës së tij për t’u larguar në drejtim të Milanos ku Interi e pret me krahë hapur.

E veçanta është se në Spanjë tani nuk po e mohojnë më atë që bie në sy: Luka Modric nuk dëshiron të kalojë më asnjë ditë tjetër tek Real Madrid dhe është në pritje që të nisë aventuren e tij tek Interi.

Pas “Marca”, që ka shkruar sot në mëngjes pothuajse të njëjtën gjë ka shkruar dhe “AS”. Të rejat e fundit tek “AS” vijnë nga gazetari shumë i njohur Manolete, i cili konfirmon dëshirën e Luka Modric tashmë për t’u larguar nga Spanja.

E pikerisht që në Spanjë do të shkojë Interi vetëm pas pak ditësh ku do të përballet në stadiumin “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madrid.

“Duke përfituar nga prezenca në Madrid, Interi mund të bëjë një takim me Real Madrid dhe mund t’i prezantojë një ofertë për Luka Modric. Lojtari vetë ka një dëshirë të  çmendur për t’u larguar nga “Los Blancos” e nuk dihet ende se nga lind kjo dëshirë me siguri. Por ajo që dihet është qëllimi i tij për tu transferuar në Milano tek Interi”,-tregon Manloete./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY