Gjykata dha sot vendimin e masës së dënimit, detyrim me paraqitje për policin Sherif Hajdari.
Polici Sherif Hajdari u shoqërua në komisariatin e policisë si i dyshuari kryesor në lidhje me vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Merita Hajdari.
Arma e zjarrit është dërguar për ekspertizë në laboratorin balistik për të hedhur dritë mbi përdoruesin e saj.
Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, bashkëshorti dhe djali i viktimës janë shprehur se 47 vjeçarja është vetëvrarë, por pa sqaruar arsyet apo rrethanat.
47-vjeçarja Merita Hajdari, gruaja e policit Sherif Hajdari, dyshohet se u vetëvra me një plumb në kokë në banesën e policit në Durrës.
Në momentin e vetëvrasjes në banesë ishte ajo dhe bashkëshorti Sherif Hajdari. Mësohet se marrëdhënia e tyre ishte acaruar dhe kishte sherre dhe debate të vazhdueshme për motive xhelozie.
Pas hetimeve të bëra dhe dëshmive të mbledhura punonjësi i policisë Sherif Hajdariu prangos nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas së tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/