Shqiptari djeg të paktën 9 makina në Itali, e bënte për arsye...

Shqiptari djeg të paktën 9 makina në Itali, e bënte për arsye të ndryshme

63
0
Shares

Rivalitete banale, xhelozi, ofendime që kishte marrë apo mosdhënia e pagesave për punët e tij, të gjitha këto arsye kishin bërë që një 39 vjeçar shqiptar të digjte makinat e atyre që bënin “mëkat” mbi të.

I identifikuar në media me vetëm inicialet e tij (S.K), shqiptari kishte plot një vit që e kryente aktivitetin e tij “hakmarrës” prej piromani.

Gjithçka ka ndodhur në San Benedetto del Torno të Italisë fqinje. Seria e djegieve të makinave nis në muajt e parë të vitit të shkuar.

Policisë i janë dashur disa muaj hetime, pasi fillimisht dyshohej se djegiet e makinave ishin ngjarje të mëveçme nga njëra tjetra. Por seria e shumtë e këtyre ngjarjeve ka ngritur dyshime për të kontrolluar në mënyrë më të hollësishme.

Njera nder shume makinat e djegura nga shqiptari

Rezultonte se mënyra sesi djegiet kryeheshin dhe materiali i përdorur ishte i njëjtë.

Policia italiane i ka hyrë punës dhe pas disa muajsh kërkime ka zbuluar se fajtor për të paktën 9 raste të djegies së 9 makinave të ndryshme, është vetëm një person.

Efektivët e policisë e kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shqiptarin nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Në median lokale shkruhet se shumë nga zjarret e vëna nëpër makina, kanë rrezikuar seriozisht edhe jetë njerëzish, pasi shumë prej automjeteve të djegura kanë qenë të parkuara pranë shtëpive apo banesave të të zotërve që kanë patur “fatin e keq” që të mërzisin piromanin shqiptar./g-exp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY