Rama dhe Xhafaj nuk ndalojnë dot kultivimin e kanabisit, parcelat e reja...

Rama dhe Xhafaj nuk ndalojnë dot kultivimin e kanabisit, parcelat e reja në të njëjtin qytet i nxjerrin zbuluar

83
0
Shares

Vazhdojnë të kultivohen ende kanabis. Zonat ku janë zbuluar  parcelat e reja janë po njësoj, nuk ndryshojnë. Janë gjetur 20 parcela ku ishte kultivuar kanabis në fshatrat e Vlorës.

Disa ditë më parë, dolën lajme për parcela droge të gjetura në zonën e Tepelenës.

Gjatë 2015-ës dhe 2016-ës, të dhënat apo dhe raportet e shtetit italian treguan se kultivimi në Shqipëri zinte vendin e parë.

Kujtojmë disa nga faktet kryesore kryesore se çfarë thoshte raporti i fundit i antidrogës nga Italia.

Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.

-Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016″.

-Për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

-Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

-Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.

-Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

-Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY