Qumësht dhe çaj i skaduar në lokalet dhe marketet e qytetit bregdetar,...

Qumësht dhe çaj i skaduar në lokalet dhe marketet e qytetit bregdetar, AKU bllokon furgonat

91
0
Shares

U vendos gjobë në vlerën 300.000 lekë si dhe u bllokua aktiviteti. Sezoni veror ka sjellë aksionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ndaj bizneseve të ndryshme.

Aksioni i radhës është në qytetin e Sarandës ku është ndalur me 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh dhe 31 kuti me çaj sherebelë të skaudar para një viti.

Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Këtë herë aksionet janë përqëndruar në atë të kontrollit të furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet, në qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark.

Konkretisht nga kontrolli i trupës inspektuese të DRAKU Vlorë rezultoi se subjekti me aktivitet bar restorant ushtronte aktivitetin e tij në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY