Prindërit i lënë vetëm në shtëpi, fëmijët i vënë zjarrin banesës

Prindërit i lënë vetëm në shtëpi, fëmijët i vënë zjarrin banesës

70
0
Shares

Lanë fëmijët 14 dhe 13 vjeç vetëm në shtëpi dhe ata kanë ndezur gjithë banesën .

Ngjarja ka ndodhur në Celle Ligurie, Savonese, në Itali, në një apartament të marë me qira për pushime, shkruan tgcom.it

Ndërkohë që prindërit, dy gjenovezë të moshës 56 dhe 60 vjeç, si dhe tezja 85 vjeçare, kishin dalë për një shëtitje, djemtë hodhën alkool në dysheme dhe i vunë zjarrin.

Flakët janë ngjitur tek mobiliet. Çifti dhe e moshuara janë denoncuar për ‘braktisje të minorenëve’.

Ka qenë fqinji që ka ndjerë erën e tymit, i cili ka arritur të nxjerrë që aty djemtë dhe më pas ka lajmëruar zjarrfikësit.

Kanë ndërhyrë edhe karabinierët të cilët kanë marrë në pyetje djemtë, dukshëm të frikësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY