FOTO/Kuvendi hap tenderin e ri, 300 milion lekë për 3 makina luksoze...

FOTO/Kuvendi hap tenderin e ri, 300 milion lekë për 3 makina luksoze të viteve të fundit

90
0
Shares

Agjencia e Prokurimit Publik bën publike se Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur tenderin për blerjen e 3 makinave me vlerë 295 milion lekë të vjetra.

Në njoftim thuhet se automjetet duhet të jenë tip ‘Sedan LWB’, (1) dhe SUV (2).

Ato duhet të jenë me kilometrazh zero dhe dhe me vit prodhimi 2017 ose 2018. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences në Partisë Demokratike.

NJOFTIMI

RUÇI: DERRKUCI ME FUSTAN QË ZHGRRYHET NË MAKINA QINDRA MILIONËSHE

295 milion lekë për 3 autovetura:

Një automjet, Sedan LWB, 113 milion lekë; 2 fuoristrada SUV, 91 milion lekë copa.

Edhe Ruçi nuk mbetet pas shokëve për shpërdorim milionash në autovetura, me specifikime superluksi, ndërkohë që shumica e qytetarëve që i kanë zgjedhur, nuk mbyllin dot muajin, braktisin shkollat, vendin, vetëvriten nga dëshpërimi i kushteve migjeniane.

Ky është modeli që mbolli e lulëzoi me Ramën, shpërdoro miliarda e miliarda përvetëso për vete e për një grusht miqsh, ky është modeli që e mban peng vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY