”Thirrini mo mendjes ku ta keni”…, akademiku Fuga kritika ndaj Bashkisë së...

”Thirrini mo mendjes ku ta keni”…, akademiku Fuga kritika ndaj Bashkisë së Tiranës

76
0
Shares

Akademiku Artan Fuga shpeshherë shkruan në lidhje me problematikat e ndryshme të cilat e shoqërojnë vendin me një sy kritik duke ngritur alarmin se ato duhet të rregullohen.

Këtë radhë, profesori ka kritikuar bashkinë e Tiranës. Ai i referohet gjendjes të cilën ai e sheh vetë duke jetuar dhe qëndruar në kryeqytet.

Ai shkruan për rrugët, parkingjet, veturat dhe transportin. Fuga si liston problemet, thotë se kjo është një dështim i plotë dhe kërkon reflektim nga ky institucion.

Postimi i Fugës në facebook.

“O bashkia Tiranë, po a keni turp apo e hani me bukë çdo mëngjes? Qarkullimi për ibret në qytet, në hyrje, në unaza, në rrugët kryesore. Keni dështuar komplet. Po a keni strategji për rrugët, parkinget, veturat, transportin, apo dokrra, dokrra, dokrra. Po na mbytet me stres, ndotje, kohë të humbur, gërvishtje. Na vjen për të vjellë në qytetin tonë për fajin tuaj. Borxh ua kemi? Po na grritë nga lekët. Dështim total. Keni matur shpejtësinë mesatare? 2 km në orë mo në qytet. Thirrini mo mendjes ku ta keni”, shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY