Zyrtare, stadiumi i Prishtinës merr emrin ‘Fadil Vokrri’

Zyrtare, stadiumi i Prishtinës merr emrin ‘Fadil Vokrri’

123
0
Shares

Tashmë është bërë zyrtare. Stadiumi i qytetit të Prishtinës mban emrin “Fadil Vokrri”.

Këtë lajm e kanë konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke treguar se është miratuar propozimi në Kuvendin Komunal, pas mbajtjes së mbledhjes së gjashtë.

“Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Faleminderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Dy javë më parë dhe personalitete të tjera shkruanin, por ende pa vendim zyrtar, se stadiumi e kishte marrë emrin e ish kryetarit të ndjerë.  Sot vendimi është miratuar në Kuvendin Komunal.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, që tani emrin e tij mban Stadiumi, u nda nga jeta 2 muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY