“Nuk fal” policia rrugore, ndëshkohen 7.800 drejtues vetëm në fundjavë

“Nuk fal” policia rrugore, ndëshkohen 7.800 drejtues vetëm në fundjavë

52
0
Shares

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola tha se janë arrestuar 21 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 të tjerë për mungesë të lejes së drejtimit.

Ai tha gjithashtu se gjatë fundjavës janë pezulluar 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Tola tha se “këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra dhe bashkëpunimit përdorues rruge + Polici Rrugore, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike”.

Vetëm në datën 4 gusht nga Pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12.300 mjete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY