FOTO/Bashkia në aksion për zbrazjen e Teatrit Kombëtar, shkul stolat dhe posterat...

FOTO/Bashkia në aksion për zbrazjen e Teatrit Kombëtar, shkul stolat dhe posterat e shfaqjeve

88
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka nisur të zbrasë godinën e Teatrit Kombëtar. Është regjisori Kastriot Çipi ai që ka lajmëruar në lidhje me këtë gjë.

Edhe pse protestat e aktorëve dhe shoqërisë civile kundër shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar vazhdojnë, Bashkia gjatë natës vazhdon aksionet e saj.

Kastriot Çipi ka publikuar dhe disa foto duke shkruar se punonjësit e bashkisë kanë nisur të heqin stolat pranë godinës së dy teatrove, si dhe posterat ndriçues të shfaqjeve.

Shkrimi i plotë i regjisorit

“Filloi me heqjen e tabelës ndriçuese “Eja në teatër”. Pastaj natën u hoqën posterat e shfaqjeve nga fasada e Teatrit Eksperimental në rrugën këmbësore. Dhe po natën, të njëjtët punëtorë të Bashkisë, hoqën një duzinë stola nga sheshi i Teatrit.
Këto veprime, në vend që të dekurajojnë qytetarët që vijnë çdo mbrëmje në protestë, na bëjnë të gjithëve të shtrojmë pyetjen: a nuk tregojnë këto shenja se procesi i “negocimit” me Fusha shpk do të jetë thjesht një farsë?”

Debati për teatrin ka muaj që është shndërruar në një debat të rëndësishëm. Mazhoranca e miratoi ligjin për shembjen e tij, por ndërkohë kthimi i ligjit nga presidenti Meta ngjall shpresa për të mos u ndërtuar kulla shumëkatëshe nga kompania Fusha shpk në një hapësirë publike./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY