Euro vazhdon të bjerë sërish, çfarë e shkakton rënien e tij që...

Euro vazhdon të bjerë sërish, çfarë e shkakton rënien e tij që prej 6 qershorit

93
0
Shares

Edhe ditën e sotme, euro ka zbritur në kuotat e 125.5 lekëve, duke rënë me 0.08 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.

Sipas monitor.al ky është niveli më i ulët që nga 6 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi një seri ndëhyrjesh të jashtëzakonshme, e shqetësuar se euro po shkonte drejt një rënieje të pakontrolluar, teksa në 4 qershor arriti në 124.17 lekë, nivelin më të ulët në 10 vjet.

Çfarë thonë ekspertët?

Ekspertët e tregut vautor pohojnë se fluksi hyrës i euros është i lartë dhe monedha e përbashkët do të ishte zhvlerësuar më shumë, po të mos ishte për ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Gent Sejko, në daljen e fundit për shtyp pohoi se Banka e Shqipërisë do të vijonte të ishte e pranishme përmes blerjeve të valutës në mënyrë që të mos lejonte nënçmimin e mëtejshëm të saj, ndërsa pranoi se ka tepricë valute në treg.

Që pas ndërhyrjes së Bankës, euro ishte stabilizuar në kuotën e 126 lekëve, siç duket edhe nga grafiku dhe rëënia në fillim të gushtit ka qenë gjithsesi e lehtë.

Një tjetër faktor që po ndikon janë dhe prurjet e turistëve të huaj nga Europa Perëndimore e Lindore, por nga kahu tjetër vihet re një ulja e fluksit të turistëve nga Kosova, të cilët në vite kanë qenë një burim i qëndrueshëm i hyrjes së eurove në periudhën e verës.

Ndryshe nga euro, dollari ka qenë më i fortë në tregun vendas, duke u këmbyer sot me 108.52 lekë, me një rritje prej 0.1 lekësh në raport me të premten,

Euro ka qenë e dobët edhe në bursat ndërkombëtare, ku u këmbye me 1.16 USD, me një rënie ditore prej  0.18%.

Ekspertët e tregut valutor presin që të paktën në dy javët e para të gushtit euro të jetë në presion nënçmues, për shkak të prurjeve të larta nga emigracioni e turizmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY