Video/PD:Katërfishimi i pikave të bastit, plan korruptiv për shtimin e milionave të...

Video/PD:Katërfishimi i pikave të bastit, plan korruptiv për shtimin e milionave të Olsi Ramës

53
0
Shares

Jorida Tabaku, deputeta e partisë demokratike vjen në një deklaratë për mediat nga selia blu duke dënuar mos bërjen publike të dëmit që ulja e taksave për lojërat e fatit i sjell shtetit.

Sipas saj, katërfishimi i pikave të bastit në Shqipëri, nuk është një marrëzi e Edi Ramës, por një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë vëllait të tij Olsi Rama miliona euro nëpërmjet koncesionit të lojërave të fatit.

Që në ligjin e vitit 2015, Edi Rama ka detyruar pikat e basteve të paguajnë detyrimet e mirëmbajtjes jo direkt në shtet, por tek kompania koncesionare, e cila sipas PD, është në emër të ortakut të kryeministrit, Olsi Rama.

Kjo është dhe arsyeja pse janë 4-fishuar pikat e basteve. Në 2013, sipas deputetes, numëroheshin 928 pika baste. Pas ardhjes së Edi Ramës, në 4 vjet janë shtuar duke shkuar në 4230 pika bastesh.

Edi Rama dikur betohej për mos lejimin e pikave të basteve, por e gjitha kjo po ndodh për ti dhënë monopolin në treg vëllait të tij.

Deputetja Jorida Tabaku, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 3 août 2018

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY