Vetëdorëzohen vrasësit e 23-vjeçarit shqiptar në Itali (EMRAT)

Vetëdorëzohen vrasësit e 23-vjeçarit shqiptar në Itali (EMRAT)

100
0
Shares

Autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorjan Pikacu janë dy italianë. Mediat fqinje shkruajnë se ata të dy u vetëdorëzuan mbrëmjen e së enjtes në polici. Ata janë Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno, 29-vjeç, me precendentë të mëparshëm penalë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë janë nga provinca e Corato-s në Bari. Ata iu dorëzuan hetuesve pas disa orësh arrati.

Mbrëmjen e së mërkurës 23-vjeçari Picaku ndodhej në sheshin “Abbazia” të Coratos, kur autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të tij duke i marrë jetën. Në vendngjarje kishte shumë njerëz, përfshirë fëmijë.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, mbeten mister. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë atë të një krimi pasioni.

Ky është edhe versioni i pretenduar nga familjarët e të riut me origjinë nga Mirdita, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Itali.

Të afërm të viktimës rrëfyen të mërkurën së shkak për vrasjen e të riut ishte bërë një incident i ndodhur disa ditë më parë në Corato. Sipas tyre, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë e cila po dhunohej nga një italian dhe në hakmarrje ai e qëlloi 24-vjeçarin për vdekje.

Familjarët hodhën poshtë aludimet për lidhje kriminale të të riut. Edhe mediat italiane, citojnë autoritetet italiane sipas të cilëve Picaku nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY