Taksa e banesës i ngarkohet OSHEE-se, ja sa dhe si do të...

Taksa e banesës i ngarkohet OSHEE-se, ja sa dhe si do të “vidhet”

139
0
Shares

Qeveria Shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes së energjisë Elektrike për mbledhjen e taksës së banesave. Kjo tashmë është përcaktuar në një projektvendim i cili është shpërndarë për mendim në njësitë e qeverisjes vendore por edhe te ministritë e linjës.

Efekti i këtij vendimi parashikohet të nisë në datën 1 janar të vitit 2019 dhe ajo parashikohet të vendoset një rresht poshtë shumës së energjisë së konsumuar nga qytetarët.

Në rast të mos pagesës së detyrimeve nga qytetarët apo bizneset brenda tre muajve parashikohet mbledhja e tyre edhe me forcë .Ndërkohë si masë lehtësuese qeveria ka parashikuar edhe një pikë ku i jepet e drejta pronarëve të banesave apo bizneseve që zotërojnë ndërtesa ta paguajnë atë me këste. Në rastet kur në përllogaritjen e taksës do të konstatohen probleme atëherë rregullimi do të mund të bëhet në muajin pasardhës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike është përzgjedhur si agjenti që do të mbledhë taksën për faktin se ka të dhëna më të sakta për banesat dhe vendndodhjen e tyre. Në vendim është përcaktuar gjithashtu që OSHEE do të përfitojë 4% të të ardhurave bruto nga kjo taksë për çdo bashki. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministria e financave, njësitë vendore.

OSHEE dhe drejtoria e taksës dhe e pasurive të cilave iu kërkohet nisja e hartimit të akteve nënligjore për funksionimin e këtij projektvendimi dhe futjen në fuqi. Në bazë të pagesës së re qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese dhe bizneset 0.2%.

Një shtëpi në Tiranë që ka vlerën 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit ose 4.1 euro në muaj. Taksa e banesës e cila do të mblidhet në bazë të metodologjisë së re e cila llogaritet në bazë të vlerës ka hyrë në fuqi që në 1 prill por zbatimi i saj u shty për shkak se bashkitë nuk ishin në gjendje që ta aplikonin, ndërkohë që vijon mbledhja e takës me metodën e vjetër e cila është fikse për të gjitha ndërtesat dhe është 12 mijë lekë të vjetra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY