Pothuajse zyrtare/ Barcelona transferon Vidal, zbulohen shifrat

Pothuajse zyrtare/ Barcelona transferon Vidal, zbulohen shifrat

60
0
Shares

Arturo Vidal tek Barcelona është bërë. Sipas ‘Sport’, kiliani ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Bayern Munich dhe është gati të fillojë një aventurë të re në Spanjë.

Për ish-yllin  e Juventusit, interes kishte shfaqur dhe skuadra italiane e Interit, por drejtuesit blaugrana janë treguar më të qartë në këtë pistë duke bërë ofertën e duhur për arkat bavareze.

Në këto kushte, Vidal do të kryejë seancën e fundit me shokët e tij tek Bayern, që të shtunën do të përballet me Manchester United , dhe pastaj do të drejtohet në hotelin që strehon ekipin e Barcelonës.

Kështu Vidal bëhet blerja e katërt e Barcelonës, pasi firmës me  Arthur, Lenglet dhe Malcom.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçar me një pagë që kap shifrat e 9 milionë euro në vit. Marrëveshja midis dy klubeve është e përgjithshme dhe transferimi do të jetë zyrtar në orët e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY