Robert Ndrenika paralajmëron Andi Bushatin:Mos më dil përpara më pak se 7...

Robert Ndrenika paralajmëron Andi Bushatin:Mos më dil përpara më pak se 7 metra…

123
0
Shares

Aktori i madh shqiptar, Robert Ndrenika, ka sulmuar sot gazetarin Andi Bushati, pas shkrimeve të këtij të fundit lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ndrenika akuzon Bushatin se ka shpifur ndaj tij, ndërsa e paralajmëron që mos t’i dalë përballë deri në 7 metra.

Postimi i Ndrenikes:

“PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil përball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..”, shkruan Ndrenika në ‘Facebook’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY