Muxhahedinia denoncon babain në Shqipëri:”Ka ardhur për akte terroriste!”

Muxhahedinia denoncon babain në Shqipëri:”Ka ardhur për akte terroriste!”

81
0
Shares

Konflikti mes muxhahedines që jeton në Tiranë dhe prindërve që e kërkojnë ka përshkallëzuar me një denoncim në policinë e shtetit nga të dyja palët.

Muxhahedinia Sommayeh Mohammad ka përcjellë në policinë shqiptare një denoncim për të atin, i cili sipas saj ka ardhur në Tiranë për të kryer akte terroriste kundër MEK. Ngjarja vjen pak ditë pas letrës publike që familjarët e 38 vjeçares kërkuar ta takojnë. Sipas familjes së muxhehedines, ajo mbahet me forcë në kampin e MEK në Manzë, por ndryshe është shprehur muxhahedinia, e cila thotë se qëndron me vullnetin e dëshirën e saj, e madje se babai i vet është një agjent iranian që kërkon të vrasë e kryejë akte terroriste kundër MEK.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 01. 08. 2018  ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S. M., 38 vjeçe,  e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY