VIDEO/ Vlorë, panik pranë Drejtorisë së Policisë, dyshohet për makinë me eksploziv

Ndaje

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës në lagjen “Kushtrimi” është rrethuar nga efektivët e policisë, sepse dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.

Lënda plasëse dyshohet se i është vendosur se një automjeti tip ‘BMW’ me targa AA 895 TX. Burime nga policia thanë se pronari i mjetit është arrestuar në Fier, por nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Pritet mbërritja e Forcave Xheniere për çmontimin e eksplozivit.

Vlorë dyshohet për tritol në lagjen kushtrimiAlarmi për një sasi eksplozivi është dhënë mëngjesin e sotëm në Vlorë.Pronari i një makine ‘BMW’ ka njoftuar mëngjesin e sotëm policinë për një sasi eksplozivi brenda makinës së tij.Mjeti në fakt ka qenë i parkuar shumë pranë Policisë së Vlorës.Aktualisht mbahet i rrethuar vendi i ngjarjes, ku janë dhe forcat xhienjere te njësisë anti-eksploziv.Alarmi i rremë për eksploziv te policia në VlorëPas kontrolleve të bëra, ka rezultuar i rremë alarmi për eksploziv në një makinë ‘BMW’ të parkuar pranë drejtorisë së Policisë së Vlorës.Alarmi për sasi eksplozivi u dha mëngjesin e sotëm.Pronari i një makine ‘BMW’ ka njoftuar mëngjesin e sotëm policinë për një sasi eksplozivi brenda makinës së tij.Mjeti ka qenë i parkuar shumë pranë Policisë së Vlorës.Ai është mbajtur për më shumë se 3 orë i rrethuar. Pas mbërritjes së forcave xheniere ka rezultuar se ka qenë një alarm i rremë.

Publiée par Vlora News sur Mardi 31 juillet 2018

Leni një përgjigje